LAJMI I FUNDIT:

Kanë kaluar 17 vite bashkë, Fatma Naçi kujton me plot emocion takimin e parë me Elvisin

Kanë kaluar 17 vite bashkë, Fatma Naçi kujton me plot emocion takimin e parë me Elvisin

Fatma Naçi, tashmë për të gjithë ne është bërë e njohur në saje të bashkëshortit të saj, imamit të njohur Elvis Naçi.

Ajo sot ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka treguar në detaje se çfarë ndodh brenda familjes së saj të madhe.

E njëjta ka treguar se Elvisi është një njeri shumë i qetë, serioz dhe i dedikuar ndaj familjes, ndaj marrëdhënia e tyre ka shkuar gjithnjë mirë, edhe pse në fakt nuk ngurroi të përmendte se kishte një arsye për të cilën ndihej xheloze ndaj bashkëshortit.


Familja e Elvis Naçit (Foto: YouTube)

Fatma po ashtu zbuloi se i është dashur t’ia blejë shtatë herë unazën e martesës, pasi Elvisi ua ka dhuruar të gjitha atyre që ia kanë pëlqyer.

Të gjitha lajmet nga Elvis Naçi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elvis Naçi

Mes të tjerash, ajo nuk hezitoi të ndante historinë e dashurisë dhe takimin e parë me bashkëshortin e saj, duke kujtuar emocionet e atij momenti 17 vite më parë.

“Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund,  isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot”, tha ndër të tjerash ajo, duke theksuar se takimi i parë mes tyre ishte bërë më serioz se ç’ priste.

Duke qenë se sot është nënë e tre fëmijëve, ajo shton se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për familjen e saj të madhe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni bën publike bisedat me nënën e tij ku flasin për Gjestin: Votoje sepse krejt kanë dalë kundër tij siç ishin kundër teje, edhe ai duhet të fitojë

Driloni bën publike bisedat me nënën e tij ku flasin për Gjestin: Votoje sepse krejt kanë dalë kundër tij siç ishin kundër teje, edhe ai duhet të fitojë

Magazina
Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4

Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Rita Ora rishpërndan në Instagram fotografitë nga vizita e saj e fundit në Kosovë dhe takimi me Kryeministrin Kurti

Rita Ora rishpërndan në Instagram fotografitë nga vizita e saj e fundit në Kosovë dhe takimi me Kryeministrin Kurti

Magazina
Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin

Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin

Magazina
Të gjithë ishin të fiksuar me belin e saj, por Kim Kardashian tregon pasojat në trupin e saj nga korseja e ngushtë

Të gjithë ishin të fiksuar me belin e saj, por Kim Kardashian tregon pasojat në trupin e saj nga korseja e ngushtë

Magazina
Influencuesja kontroverse e Ashley St Clair pretendon se ka lindur fëmijën e 13-të të Elon Musk dhe e ka rritur e vetme prej pesë muajsh

Influencuesja kontroverse e Ashley St Clair pretendon se ka lindur fëmijën e 13-të të Elon Musk dhe e ka rritur e vetme prej pesë muajsh

Magazina
Kalo në kategori