Volkswagen nis prodhimin e modelit ID.3 – në ceremoni merr pjesë edhe kancelarja Merkel
Gjiganti gjerman Volkswagen ka filluar zyrtarisht prodhimin serik të automjetit të tij elektrik ID.3, si pjesë e përpjekjeve për t’u bërë lider botëror në lëvizjen elektrike.
Në ceremoninë e fillimit të prodhimit të fabrikës në qytetin gjerman Zwickau, morën pjesë, ndër të tjera, drejtori i Përgjithshëm i VW, Herbert Dies, si dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në një fjalim, fragmentet e të cilave u botuan në internet, Dies tha se modeli ID.3 do të sigurojë “një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ‘e-mobilitetit’”.
“Kjo do ta bëjë lëvizjen individuale të gjelbër të arritshme për miliona njerëz dhe është një pikë kthese për kompaninë tonë në rrugën drejt neutralitetit të klimës deri në vitin 2050”, shtoi Dies.
Model ID.3 pritet të nisë “pothuajse njëkohësisht” në tregjet evropiane verën e ardhshme, me versionin bazë që kushton më pak se 30,000 euro në Gjermani.
VW planifikon të nxjerrë “gati 70 modele elektrike të reja” deri në vitin 2028, dhe do të shpenzojë mbi 30 miliardë euro për të elektrizuar portofolin e automjeteve të saj deri në vitin 2023.
Kompania njoftoi javën e kaluar se të ardhurat nga shitjet e saj nga janari deri në shtator arritën 186.6 miliardë euro, me 6.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Tesla zbulon synimet për prodhimin e veturave më të përballueshme
Skuterët elektrikë po bëhen me airbag - shikoni testin e parë të përplasjes
Ky është Mitsubishi Outlander Sport i ri
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?