Pse nuk duhet t’i dënoni fëmijët dhe si të veproni në vend të kësaj
Kur zemëroheni me fëmijën për shkak të sjelljes së keqe, mënyra më e lehtë për ta “mësuar” atë është duke përdorur ndonjë lloj dënimi – siç është marrja e lodrave të preferuara, detyrimi për të fjetur më herët, etj.
Megjithëse mund të mendoni se e keni arritur qëllimin dhe e keni ndalur sjelljen e keqe, psikologët besojnë se dënimi sjell vetëm rezultate të përkohshme, transmeton Telegrafi.
Në vend të kësaj, ata sugjerojnë të përdorni mënyra tjera efektive për t’i rritur fëmijët të cilat mund t’ju ndihmojnë në periudhë afatgjate.
Por, fillimisht, ata kanë treguar arsyet se përse dënimi është i dëmshëm për ju dhe për fëmijën.
1. Dënimi nënkupton se jeni duke e tepruar. Zakonisht e ndjeni nevojën ta dënoni fëmijën kur ai me vetëdije apo pavetëdije ju lëndon me veprime të veta. Në këtë rast e keni të vështirë të qëndroni të qetë, prandaj e dënoni me metoda të ndryshme për ta bërë edhe fëmijën ta ndjejë dhimbjen. Këto shkaktojnë emocione negative për ju dhe për fëmijën dhe mund të shpijnë në pasoja serioze.
2. Është sjellje dembele. Dënimi është forma më e lehtë e komunikimit me fëmijën – ai/ajo bën diçka që nuk ju pëlqen dhe ju bëni diçka që atij/asaj nuk i pëlqen. Pra, pa negociata apo shpjegime. Kjo nuk është mënyra e duhur për ta rritur një fëmijë të shëndetshëm e të lumtur.
3. E ndalon fëmijën ta zhvillojë vet-disiplinën. Detyra kryesore ep prindërve është ta rrisin një person që është i gatshëm të merr vendime të bazuara në eksperiencë. Por nëse e dënoni fëmijën dhe nuk i tregoni për pasojat e veprimeve të tyre, fëmija nuk do të jetë i aftë ta kuptoj çka është mirë e çka gabim.
4. Dënimi nuk e ndryshon sjelljen e fëmijës. Fëmijët nuk mund të mësojnë kur ndihen të frikësuar, të pa respektuar apo rebelë. Dhe pikërisht këto ndjenja i kanë kur i dënoni. Prandaj duhet të gjeni mënyra tjera të edukimit të fëmijëve.
5.Dënimet e ulin vetëbesimin e fëmijës. Në shumicën e rasteve, fëmijët dënimin e perceptojnë që prindërit nuk po e duan dhe se ka diçka gabim me ta. Kjo është e dëmshme për shëndetin mendor të fëmijës dhe shkakton probleme serioze psikologjike në të ardhmen e fëmijës.
Përveç këtyre, dënimi i fëmijës po ashtu e promovon frikën, e dëmton lidhjen mes prindit dhe fëmijës, etj.
Si mund të veproni në vend se ta dënoni fëmijën?
* Mendoni në mënyrë strategjike. Nëse e dini se fëmija sillet keq kur jeni duke blerë gjëra ushqimore në dyqan, atëherë planifikoni gjërat paraprakisht – merrni pak ëmbëlsira me vete për ta shpërqendruar ose ndonjë lodër.
* Shfaqjani dashurinë tuaj. Ndonjëherë, kur fëmija është duke u zemëruar, krejt çfarë duhet të bëni është t’i thoni se dëshironi ta përqafoni. Në këtë rast fëmija me shumë gjasë mund ta harroj arsyen se përse po sillet keq dhe të nxitoj t’ju përqafoj.
* Gjejeni arsyen se përse fëmija po sillet keq. Vetëm flisni me fëmijët kur janë në disponim të mirë dhe pyetni se përse sillen keq. Mund të ketë arsye prapa sjelljes së tyre dhe mund ta zgjidhni atë problem.
* Caktoni rregulla së bashku. Kjo është mënyrë e mirë për ta mësuar vet-disiplinën.
* Mësojeni fëmijën të merr përgjegjësi për veprimet veta. Nëse fëmija aksidentalisht e derdh gotën me qumësht, dënimi nuk është mënyra më e mirë për ta rritur atë. Në vend të kësaj, ju duhet ta mësoni të merr përgjegjësi për veprimet e veta duke e nxitur t’ju ndihmojë ta pastroni rrëmujën e shkaktuar. /Telegrafi/
Burimi: Bright Side
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos