LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 36 aksidente gjatë fundjavës me 20 persona të lënduar

Shkup, 36 aksidente gjatë fundjavës me 20 persona të lënduar

Një shofer dhe dy bashkudhëtarë janë lënduar rëndë në tre nga gjithsej 36 aksidente trafiku, që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit.

Në 14 aksidente më lehtë janë lënduar 20 persona, ndërsa në 19 është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç njoftojnë nga SPB Shkup, gjatë fundjavës policia ka sanksionuar 28 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, ndërsa 52 janë përjashtuar nga komunikacioni pasi e kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 44 kanë qenë pa leje për vozitje, 11 fillestarë, si dhe 43 makina të paregjistruara.

Policia ka dhënë 170 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 134 makina./Telegrafi/