LAJMI I FUNDIT:

Haziri i reagon edhe Bislimit: Ju dhe LVV e dini rolin tim

Haziri i reagon edhe Bislimit: Ju dhe LVV e dini rolin tim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vendosur t’i kthejë “kokë më kokë” secilën deklaratë të zyrtarëve të Vetëvendosjes, me të cilën LDK po negocion për krijimin e Qeverisë.

Nga deklaratat e fundit publike të Lutfi Haizit, LDK duket se i ka vënë benzinë negociatave që ajo ka me Vetëvendosjes për krijimin e Qeverisë së re.

Haziri thotë se Besnik Bislimi, nënkryetar i VV-së dhe e gjithë partia e Albin Kurtit e di rolin që ai e ka në LDK dhe në negociatat për krijimin e Qeverisë.


“E di fortë mirë rolin tim. z.Bislimi dhe VV po ashtu…tjerat shihen me kohë”, ka thënë Haziri të dielën për express.

Kjo përgjigje e Hazirit vjen në vazhdim të serisë të përplasjeve që ai ka nisur me zyrtarë të VV-së, përmes deklarimeve publike, kryesisht në rrjete sociale e në studio televizive.

Gjatë ditës, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili udhëheq grupin punues të partisë së tij në negociatat me LDK-në, sot tha se Lutfi Haziri nuk ka peshë në bisedimet që po i bëjnë për koalicion qeverisës.

“Ai mund të thotë çka do mirëpo nuk luan rol të rëndësishëm, nuk çon peshë në bisedimet tona që po i zhvillojmë me LDK-në’’, ka thënë Bislimi për Periskopin.

Haziri, të shtunën në një postim në Facebook, shkroi se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të LDK-së.

’Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së!’’, kishte shkruar Haziri.

Kjo deklaratë është e njohur prej Hazirit. Se kryeministri i ri kalon nëpër zyre të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie e kishte thënë edhe javë më parë.

Ndërkaq negociatat mes LDK-së e VV’së kishin filluar menjëherë pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat – sipas atyre rezultateve – i fitoi partia e Kurtit.

Takimet nisën me dy kandidatët për kryeministër, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, për të vazhduar më pas me grupe punuese që kryesisht përfshinin profesorë të fushave të caktuara.

Megjithatë, një javë më parë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, njoftoi papritmas që rol kyç në negociatat me VV-në do të ketë Lufti Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Mjekë e infermierë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet...

Mjekë e infermierë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet...

Shëndetësi
Dogji me benzinë bashkëshorten, Bledar Trëndafili shfaqet i penduar në gjyq

Dogji me benzinë bashkëshorten, Bledar Trëndafili shfaqet i penduar në gjyq

Lajme
Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim

Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori