I konsideruar si ndoshta vendi i vetëm që përfitoi më shumë nga lufta tregtare SHBA-Kinë, Vietnami jo vetëm është rritur shumë ekonomikisht, por tani i parashtrohet një sfidë e re, të mbajë suksesin e fituar së fundi dhe të arrijë baza të qëndrueshme për të ardhmen.
Me intensifikimin e luftës tregtare, gjithmonë e më shumë kompanitë filluan të largohen nga Kina, në kërkim të destinacioneve të tjera, ku barra e taksave nuk rëndonte aq shumë. Me sa duket më i afti ishte Vietnami, përcjell Telegrafi.
Megjithatë në rastin konkret, largimi i prodhuesve nga Kina dhe zgjedhja masivisht e Vietnamit iu ka dhënë investitorëve një mësim të madh: mos i vendosni të gjitha vezët në një shportë. Por çfarë do të thotë kjo? Zhvendosja masive e kompanive në Vietnam, po bën që ato, pavarësisht se operojnë në tregje botërore, të mbyllen dhe kufizohen në një vend të vetëm e kjo për sipërmarrësit shihet si kufi i padëshiruar.
Eclat Textile për shembull është furnitor i madh i gjigantëve botëror të veshjeve. Në vitin 2016, Eclat u largua nga Kina, sepse menaxherët nuk mund të gjenin fuqi punëtore të mjaftueshme lokale. Kështu shumica e fabrikave u zhvendos në Vietnam, ku kostot ishin më të ulëta dhe siguria më e lartë. Por pasi lufta tregtare filloi të zgjatet më shumë edhe në Vietnam kompanitë janë gjithashtu të prekshme.
Vetë kreu i përgjithshëm i kompanisë Hung Cheng-Hai, referuar situatës është shprehur se, “duke gjykuar nga situata botërore, gjëja më e rëndësishme tani është diversifikimi. Tani gati 50 për qind e fabrikave tona janë bërë në Vietnam dhe ne nuk jemi më aq të larmishëm”.
Nga ana tjetër, nëse ky është shqetësim për investitorët, Vietnami duket se po përfiton shumë prej numrit të tyre të shtuar. Statistikat e rendisin ecurinë ekonomike shumë pozitive. Megjithatë kjo tendencë duket se nuk i ka shpëtuar syrit të ndërkombëtarëve. Nëse për pak kohë vendi ia doli të qëndrojë larg sulmeve Donald Trump, me blerjet shumë miliardëshe të Boeing dhe General Electric nga Vietnami, presidenti amerikan filloi përsëri me retorikën e tij, përcjell Telegrafi.
Trump e përshkroi Vietnamin si “abuzuesin e vërtetë të të gjithëve”. E ndërkohë që kjo përqasje vazhdon ende, për gjysmën e parë të vitit 2019, suficiti i tregtisë së Vietnamit me SHBA-në u rrit 39 për qind në 25.3 miliardë dollarë. Zyrtarët vietnamez thonë se ata bëjnë përpjekje për ta reduktuar atë por sfidat e bizneseve vendase janë rritur. Edhe rritja e kërkesës amerikane për panele diellore Vietnameze, që normalisht mund të konsiderohet si lajm i mirë, ka stepur tregjet nga frika e një përgjigje të zemëruar nga Shtëpia e Bardhë.
E pavarësisht të gjithave, situata e krijuar ka shtyrë ekspertët të dalin në përfundime. Sipas tyre, Për dominantët e hershëm të tregtisë së Azisë Lindore – Japonia dhe Koreja – tejkalimi i pengesave logjistike ishte i ashpër dhe kërkoi kohë. Për Vietnamin dhe të tjerët që hyjnë rishtazi në marrëdhëniet globale të eksportit, jo vetëm do të kërkojë po kaq kohë, por proteksionizmi amerikan duhet t’iu mësojë se siguria është luksi, pa të cilin do iu duhet të ecin përpara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025