Tetë artikuj ushqimorë të cilët përmbajnë më shumë proteina sesa vezët
Një vezë e zier përmban gjashtë gramë proteina, ndërkaq këta artikuj janë burim edhe më i mirë i kësaj materie
Ushqimet me proteinë janë thelbësore për shëndetin tonë, sepse nëpërmjet tyre trupi ynë arrin të qëndrojë në këmbë, transmeton Telegrafi.
Marrja e tyre kryesisht është shumë e rëndësishme në fëmijëri, sepse në këtë moshë ushqimet proteinike nuk mund t’i mungojnë ushqyerjes së përditshme.
Por, ndërkohë veç vezës që është një burim referimi për proteinat, ka dhe disa produkte ushqimore që përmbajnë kaq shumë proteina dhe më shumë se një vezë.
Bajamet
Bajamet konsiderohen një ndër artikujt të cilët posedojnë përmbajtje të lartë të proteinave, mirëpo janë të vlefshme për shkak të burimit të pasur të vitaminës E, bakrit dhe magnezit, transmeton Telegrafi.
Tërshëra
Zakonisht konsiderohet që tërshëra përmban hidrokarbure të fshehura, mirëpo e vërteta është që është e pasur me proteina, fibra bimore, përmban shumë vitamina, minerale dhe antioksodante.
Fasule Edamam
Edamamet janë bishtajore të sojës (soja e papjekur) e ashtuquajtura sojë japoneze, ndërsa pos proteinave, është burim i pasur i hekurit dhe kalciumit.
Farat e thara të kungullit
Farat e kungullit janë shumë të njohura për përmbajtjen e lartë të magnezit, mirëpo gjithashtu janë burim i mirë i proteinave. Shtojeni në sallatën tuaj të preferuar.
Jogurti grek
Kur është fjala për shërimin e muskujve, jogurti grek i payndyrshëm është njëri ndër artikujt më të mirë të cilin mund ta konsumoni çdo ditë. Një gotë plastike përmban rreth 17 proteina dhe vetëm 100 kalori.
Spirulina e tharë
Peshku nuk është ushqimi i vetëm që ka proteina të cilin mund ta gjeni në oqeane. Provoni spirulinë dhe shtojeni në sallatë, ndërsa mund të përdorni edhe pluhurin e spirulinës në pijet smoothie.
Qiqra
Pos proteina, qiqra përmban hekur, fosfor, kalcium, magnez, mangan, zink dhe vitaminë K, të gjitha vitaminat dhe mineralet të cilat ndihmojnë në ndërtimin dhe forcimin e eshtrave.
Djathi tofu
Përmban që të gjitha tetë amino-thartirat esenciale. Por do të përftoni dozë të madhe magnezi, bakri, zinku dhe vitamina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'