LAJMI I FUNDIT:

Durrës: Plagoset në atentat prokurori Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë

Durrës: Plagoset në atentat prokurori Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të premteje në Durrës, në një atentat me armë zjarri. Ngjarja ndodhi tek mbikalimi i Shkozetit, rreth orës 16:30.

Persona ende të paidentifikuar zyrtarisht hapën zjarr në drejtim të një automjeti Benz fuoristradë me targa AA 333 ZD, në të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë.

Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur prokurori 44-vjeçar, 48-vjeçari Aleksandër Laho alias Land Muharremi, person me precedentë penalë, si dhe 30-vjeçari Andi Maloku.


Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. 30-vjeçari ishte në drejtim të automjetit dhe raportohet se ka marrë rreth 24 plumba.

Sa i përket dy të plagosurve të tjerë, policia thotë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet policore u vunë në kërkim të autorëve, ndërsa për zbardhjen e këtij atentati është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Ndërkohë Policia e Shtetit ftoi këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

Në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ashtu sikurse në Spitalin e Durrësit, ku ndodhen të plagosurit, ka një prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Informacioni zyrtar i policisë së Durrësit

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112, raporton tvklan.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori