Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me ç’rast kanë diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, me fokus të veçantë për zbatimin e tri ligjeve, që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit.
Me këtë rast është biseduar për Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.
Kryesuesi Hyseni dhe Drejtori Havolli kanë thënë se zbatimi i këtyre ligjeve është shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë, prandaj shtrohet nevoja e një koordinimi të vazhdueshëm të institucioneve për arritjen e sukseseve.
Rrjedhimisht, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe çështje të tjera të interesit të përbashkët institucional për luftimin e korrupsionit dhe veprimeve antiligjore.
Në fund të takimit u vlerësua lart bashkëpunimi i deritashëm KPK-AKK, duke shprehur gatishmërinë e thellimit të tij, me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes