LAJMI I FUNDIT:

“Diamanti” i FC Ballkanit, Blend Baftiu- senzacioni i Superligës

“Diamanti” i FC Ballkanit, Blend Baftiu- senzacioni i Superligës

Blend Baftiu, po llogaritet si sensacioni i këtij edicioni në elitën e futbollit të Kosovës, duke gjetur 7 herë golin në 12 xhirot e para, dhe duke qenë ndër më meritorët pse skuadra e Ballkanit është lidere në tabelë.

Data e lindjes së tij është e veçantë. Ka lindur më 17 shkurt të vitit 1998, dhjetë vjet para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.


Tani është vetëm 21 vjeç, por është i pari në listën e golashënuesve në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Mesfushori me tipare sulmuese po kalon nëpër një formë jetësore, ndërsa për këtë nuk lë pa falënderuar edhe bashkë lojtarët e tij.

“Kam pasur një start shumë të mirë individual në këtë sezon por edhe si ekip kemi filluar mirë. Gjendje në tabel e tregon këtë fakt. Nuk është se kam pasur këtë objektiv, por me ndihmën e bashkë lojtarëve po tregojmë një lojë shumë të mirë në kampionat. Nuk e kam objektiv por me formën e deritanishme mund të konsiderohem si pretendentë për këpucën e artë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Blend Baftiu.

Blendi tregon synimet për të ardhmen, ndërsa si një djalosh modest, tha se është herët të krahasohet me Milot Rashicën, që para pak vitesh luante në futbollin e Kosovës, te Vushtrria.

“Si çdo lojtar i ri që luan në Superligë edhe unë kam synim që të luaj në ndonjë kampionat më të mirë. Nëse vazhdoj me rezultatet të mira besoj dhe shpresoj se do të kalojë në ndonjë klub evropian…Është nderë të krahasohem me Milot Rashicën, gjithsesi e imja është të vazhdojë të punojë. Sportit nuk i dihet”, shton më tej Blend Baftiu.

Krejt në fund, Blendi nuk la pa falënderuar të gjithë ata që vazhdojnë ta mbështesin drejt synimeve të mëdha në futboll.

“Është familja ime dhe pastaj klubi dhe trajneri që më japin mbështetje të jashtëzakonshme çdo ditë”, thotë ndër të tjera fantazisti i Ballkanit.

Një djalosh i ri, por me shumë vullnet të shoqëruar çdoherë me modesti, synon ëndrrën e tij, drejt bërjes yll i futbollit në arenën ndërkombëtare. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori