LAJMI I FUNDIT:

Xhaka rikthehet në stërvitjen e Arsenalit i buzëqeshur, tifozët vazhdojnë kërkesat e tyre për t’i hequr shiritin shqiptarit

Xhaka rikthehet në stërvitjen e Arsenalit i buzëqeshur, tifozët vazhdojnë kërkesat e tyre për t’i hequr shiritin shqiptarit

Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje te Arsenali pas rastit të ndodhur.

Ylli shqiptar ishte revoltuar me sjelljen e tifozëve ndaj tij në ndeshjen e së dielës mes Arsenalit dhe Crystal Palace.

Tifozët e Arsenalit kishin shpërthyer duke kërkuar nga klubi dënimin e Xhakës, por edhe që t’i hiqet shiriti i kapitenit.


Arsenali deri më tani i ka dalë në mbrojtje kapitenit të tyre duke mos e dënuar fare, por duke i ofruar ndihmë pasi ai është duke kaluar nëpër një situatë jo të mirë.

Gjithsesi Xhaka duket se ka harruar problemin dhe është rikthyer në stërvitje me Arsenalin.

Një video e publikuar në Twitter, shihet Xhaka në stërvitje i buzëqeshur së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Edhe pas publikimit të kësaj video, tifozët e Topçinjve kanë vazhduar kampanjën e tyre #Xhakaout në rrjetet sociale.

Por duket se klubi londinez kësaj radhe nuk do t’i dëgjojë tifozët dhe ka vendosur ta mbështesë maksimalisht Granitin.

Mbetet të shihet nëse trajneri Unai Emery do ta ftoj Xhakën për ndeshjen e ardhshme në Ligën Premier, që Arsenali e zhvillon para tifozëve të vet ndaj Wolves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

La Liga
LIVE: Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live LIVE: Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori