Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), ka marrë pjesë në konferencën informuese “Ditëve të Biznesit të Vogël 2019”, me bizneset e rajonit të Gjakovës, konferencë e organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
Në këtë konferencë zyrtarët e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe të ministrive tjera, që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, kanë prezantuar programet përkrahëse për bizneset fillestare dhe ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme, si dhe format me të cilat ata mund të përfitojnë për idetë dhe projektet inovative të bizneseve dhe individëve.
Gjatë konferencës të pranishmit u informuan për nismat dhe shërbimet që ofrohen nga institucionet e Kosovës, të cilat kanë ndikim në zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë.
Gjatë prezantimit të aktiviteteve të MIN, të pranishmit janë informuar për nismat dhe shërbimet të cilat ofrohen nga kjo ministri, ku synim kryesor është rritja e kapaciteteve eksportuese të ndërmarrjeve kosovare dhe digjitalizimi i prodhimit dhe shërbimeve.
Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe iniciativës private përmes inovacioneve dhe me fokus në zhvillimin e NMVM-ve, prodhuese dhe shërbyese, është parakusht për rritje të punësimit, rritje të konkurrueshmërisë dhe rrjedhimisht rritje të sektorit privat.
Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve kanë prezantuar problemet me legjislacionin, të cilat pengojnë zhvillimin e bizneseve të vogla, ngritjen e vetëdijesimit për rolin që kanë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për zhvillimin e qëndrueshëm, përkatësisht për nxitjen e dialogut publiko-privat në mënyrë që të hartohen politika përkatëse në dobi të bizneseve.
Ndryshe, konferenca të tilla informuese do të realizohen në shtatë rajone të Kosovës, ndërkaq deri më tani janë mbajtur në Pejë dhe Gjakovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
British American Tobacco investon 100 milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City