LAJMI I FUNDIT:

Pas rrjedhjes së gazit nga bombola, treni që ishte në lëvizje përfshihet nga zjarri – humbin jetën 70 persona në Pakistan

Pas rrjedhjes së gazit nga bombola, treni që ishte në lëvizje përfshihet nga zjarri – humbin jetën 70 persona në Pakistan

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën në një zjarr, që ka shpërthyer brenda një treni në lëvizje në provincën Punjab në lindje të Pakistanit.

Policia ka njoftuar se zjarri ka shpërthyer  pas rrjedhjes së gazit nga bombola, të cilën pasagjerët e kishin përdorur për të përgatitur drekën, transmeton Telegrafi.


Kalim Ulah nga agjencia për situata të jashtëzakonshme, ka deklaruar se disa persona të lënduar janë në gjendje kritike, pasi janë nxjerr nga zjarri që kishte përfshirë trenin.

Ai beson se numri i viktimave mund të jetë më i madh, ndërsa në anën tjetër ministri i Hekurudhave ka bërë të ditur se shumica e pasagjerëve kanë humbur jetën derisa po tentonin të kërcenin nga treni.

Zjarri shpërtheu në momentin kur treni po i afrohej qytetin Liakvatrup në Punjab. Pamjet e publikuara nga televizionet pakistaneze, shfaqin zjarrin që kishte përfshirë trenin dhe ekipet e zjarrfikësve që mundoheshin ta lokalizonin.

Treni ishte nisur nga Karaçi dhe po udhëtonte drejt qytetit Raualpind. E në operacionin e kërkim shpëtimit është përfshirë edhe ushtria pakistaneze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori