LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ thotë se sot nuk nis numërimi i mbi 4 mijë votave nga dispora

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ thotë se sot nuk nis numërimi i mbi 4 mijë votave nga dispora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet të mbajë mbledhje gjatë ditës së sotme pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme që e detyron KQZ-në të numërojë 4.639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se numërimi i këtyre fletëvotimeve nuk mund të fillojë gjatë ditës së sotme.

“Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është e nevojshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime. Vlerësimi ka për qëllim që ta dimë nëse fletëvotimi është dërguar nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo është dërguar nga ndonjë person tjetër që nuk e plotëson këtë kriter të domosdoshëm”, ka thënë Elezi për Telegrafin.


Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës
Lexo po ashtu Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës

Ai shtoi se pasi të bëhet ky vlerësim do të dihet saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara dhe sa është i atyre të refuzuara dhe se vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen.

Elezi gjithashtu bëri të ditur se KQZ lidhur me këtë gjë do të mbajë mbledhje sot në ora 11:30. /Telegrafi/