LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës

Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në këtë vendim është anuluar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së për numërim.


Lidhur me këtë Gjykata Supreme thekson se vendimi i PZAP anulohet dhe urdhërohet KQZ për numërimin e të gjitha pakove me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supremme duke thënë se u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.

LVV kërkon që sa më parë KQZ të mblidhet dhe të marr vendimin për të vijuar procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyre fletëvotimeve.

“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.
Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve.
E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime.
30 tetor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkruan LVV në Facbook.

Kujtojmë që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, ka refuzuar ankesën e subjektit politik LVV për pranimin nga KQZ i 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.

Pas kësaj Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që të mos numërohen rreth 5 mijë vota të diasporës.

Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës Supreme, ankohet për vendimin e PZAP-së
Lexo po ashtu Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës Supreme, ankohet për vendimin e PZAP-së

Në njoftimin për media, LVV ka theksuar se presin që Gjykata Supreme në afat të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Kalo në kategori