Sot me 30 tetor, u hap qendra tregtare më e re në Kosovë,Galeria Shopping Mall me një hapsirë prej 50,000m2, përfshirë mbi 1500 vende pune dhe mbi 100 brende lokale dhe ndërkombtare.
Duke sjell një eksperiencë të re të blerjes dhe argëtimit, GALERIA Shopping Mall padyshim që do të jetë atraksion dhe destinacion jo vetëm për qytetin e Prizrenit, por për krejt Kosovën.
Projektimi, ndërtimi, zhvillimi dhe funksionalizimi i qendrës tregtare GALERIA në zemër të Prizrenit tani është përfunduar dhe hapi dyert. Projekti, i cili zgjati rreth dy vjet është ndërtuar plotësisht nga fillimi. Tani qendra tregtare GALERIA është destinacioni i dëshirueshëm jo vetëm për qytetarët e Prizrenit por edhe për rajonin. Me 50, 000 metra katrorë sipërfaqe, nga të cilat 25,000 metra katrorë janë ambiente me pakicë, e shtrirë në 3 kate + 1 kat parking nëntoksor, me më shumë se 500 vend-parkingje, GALERIA u ofron vizitorëve mbi 100 dyqane, ambiente për argëtim dhe shërbime të ndryshme me brende të fuqishme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në mbrëmjen e sotme qendrën e vizituan një numër shumë i madh i personave jo vetëm nga Prizreni por nga e gjithë Kosova, rajoni dhe mysafir të ndryshëm që erdhën edhe nga rajoni, dhe Evropa.
Prezent në këtë ngjarje ka qenë edhe i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili e cilësoi këtë qendër si një investim, atraksion dhe vlerë të shtuar për qytetin e Prizrenit.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm dhe njëheri edhe njëri nga investitorët kryesor të këtij projekti, Gojart Shaqiri u shpreh që Qendra Tregtare GALERIA që nga fillimi ka pasur qëllim, t’iu ofrojë konsumatoreve dhe vizitorëve shumëllojshmëri në nevojat e blerjes, shërbimeve dhe argëtimit. Vlen të theksohet që projekti i tillë padyshim që ka ndikuar dhe do të ndikojë në ekonominë lokale të Prizrenit. Duke pasur shumë biznese funksionale në ekonominë lokale, rriten mundësitë e punësimit, rriten tëardhurat nga taksat për qeveritë lokale, kështu duke sjellë më shumë para për të për të zhvilluar dhe për përmirësuar jetesën.
Projekti GALERIA Shopping Mall ka përfunduar në kohë rekord vetëm për të plotësuar nevojën dhe kërkesën e dëshirueshme të klientelës. Faza e parë apo ndërtimi i vrazhdë i projektit është përfundu këtë vit.Gjatë verës dhe deri sot është punu që të përfundohen ambientet e brendshme. Sot në hapjen madhështore, në qendrën tregtare GALERIA janë festuar shumë hapje:
Area52 – parku i trampolinës dhe argëtimit, lokalet e ushqimi të shpejtë si: BURGER KING, Jaffa Cake and Food, AURORA, BashBurek, KebUp, GreenSalad, SarajevaGrill, HealthyCo, Koha, Fellas.
Nga restoranet, kafiteritë dhe pastiqerite: Sarajeva Steak House, Hebs, BigScoop, Thea Caffe, Morea Bar&Bistro,Bar 029, Oki’s Candy, MapsCaffe, ThaiSweets, Llokmama.
Dyqanet e veshjeve apo lodrave për fëmijë Okaidi, BluKids,theEntertainer, Caramell Kids.
Dyqanet e textilit dhe aksesorëve: Guess, Orsay, Geox, Timberland, Springfield, Ozdilek, Womansecret, Celio, Sportina, Lindex, Zhabari, PiazzaItalia, Okaidi, Lifestyle, Intersport, DardaniaSport, LCWaikiki, Tudors, SaraFashion, Yamamay, SunnaCollection, Artlux. Couqete, Parfois, OliverWeber, Forma Accesoriess, Twelve, Emo, Bonnatti, Dukidaso, Welch, OptikaGacaferi, Adopt, IAs, InEmra, Strabella, WhiteStore, DemStore.
Nga kozmetika: EbcCosmetics, YvesRoche, Queens, D&Pparfume, Refan.
Në dyqanet e mbathjeve: Greyder, OficeShoes, Chaussea, Flo, Bottega, Buzz, FlutraShoes. Tek sherbimetkemi: Gerbera, JaraPharmacy, DuaTravel, 7days Bookstore, Art’nfloke.
Nga dyqanet shtëpiake kemi Rossmann, Madame Coco, TopShop, StudioModerna. Dyqani i elektronikës AZ Tech dhe për herë të parë në Prizren – “Albi hipermarket”.
Kanë mbetur vetëm edhe disa lokale dhe kinemaja që do të hapen brenda kësaj jave dhe tjetrës.
Andaj, bëjmë thirrje tek publiku i gjerë që të vizitojnë GALERIA Shopping Mall në Prizren sidomos gjatë kampanjës së hapjes ku kompanitë e ndryshme po ofrojnë zbritje nga 20-70%, dhurata të ndryshme si dhe eksperiencë të veçantë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDogana e Kosovës vë në menaxhim terminalin doganor në Han të Elezit dhe në Dheun e Bardhë
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze