LAJMI I FUNDIT:

Lumezi merr vendim që rasti i Astrit Deharit të kaloj në Prokurorinë Speciale

Lumezi merr vendim që rasti i Astrit Deharit të kaloj në Prokurorinë Speciale

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kaloj nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media të Prokurorisë së Shtetit.

“Pas analizimit të prononcimeve në media të familjes së të ndjerit, Astrit Dehari, dhe përfaqësuesit të tyre ligjor, natyrës specifike dhe urgjente të këtij rasti, si dhe në funksion të zhvillimit me efikasitet të procedurës penale dhe evitimit të mëdyshjeve rreth mundësisë së shkeljes së parimit të paanshmërisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës caktohet të bëjë trajtimin e mëtejshëm procedural të kësaj çështjeje penale.


Me anë të këtij vendimi, bartës i kësaj lëndë do të jetë u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe do të mbështetët nga prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tomë Gashi i kërkon Prokurorisë Speciale ta marrë rastin e Astrit Deharit dhe të bëjë arrestime
Lexo po ashtu Tomë Gashi i kërkon Prokurorisë Speciale ta marrë rastin e Astrit Deharit dhe të bëjë arrestime

Ndërkaq, mbikëqyrja e këtyre prokurorëve në trajtimin dhe progresin e veprimeve të ndërmarra në këtë çështjeje paraprake penale do të bëhet nga prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Po ashtu, bartësi i kësaj lënde autorizohet të kërkoj që i tërë rasti penal të bartet nga Departamenti i Hetimeve të Krimeve të Rënda në Prizren në Drejtoratin Qendror të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë”, thuhet më tej në njoftim.

Prokurori i Shtetit siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime të pavarura, profesionale dhe kredibile në ndriçimin e plotë të këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori