LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi i kërkon Prokurorisë Speciale ta marrë rastin e Astrit Deharit dhe të bëjë arrestime

Tomë Gashi i kërkon Prokurorisë Speciale ta marrë rastin e Astrit Deharit dhe të bëjë arrestime

Tomë Gashi, avokat i Familjes së Astrit Deharit, po kërkon të fillojnë hetimet dhe të zbardhet vdekja e ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kishte vdekur në burgun e Prizrenit, më 2016.

Gashi po thotë se hetimet duhet të zgjerohen edhe te ata që e kanë fshehur lëndën e Deharit.


“Me prit prokurori me nxjerr aktvendim per herimin e vrasjes se Astrit Deharit. Dhe per identifikimin e te gjithë te përfshirëve ne vrasje e qe janë shume. Edhe te atyre qe e kanë fsheh vrasjen”, ka thënë Gashi për Express, të shtunën.

Rasti i Astrit Deharit u rikthye në publik pas ekspertizës së ardhur nga Zvicra në të cilën thuhet se bazuar në prova është pak e mundshme që Astrit Dehari të ketë bërë vetëvrasje. Kërkohet të bëhet një hetim i ri për të shikuar edhe pista tjera përfshirë edhe përfshirjen e ndonjë personi të tretë në këtë ngjarje.

Raporti i ardhur nga Zvicra nuk konstaton askund se Astrit Dehari është vrarë, s’tregon nga kush është vrarë dhe as si është vrarë, por kërkon që edhe kjo pistë të hetohet për të zbardhur krejtësisht të vërtetën.

Të gjitha lajmet nga Astrit Dehari
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Astrit Dehari

“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë E180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Dehari Astrit. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasje e z. Dehari Astrit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në konkluzionin e Ekspertizës së ardhur nga Zvicra.

Avokati dhe familja e  Astrit Deharit e kanë interpretuar ekspertizën duke thënë se ajo vërteton se Astriti është  vrarë.

Sidoqoftë, Tomë Gashi ka thënë se lënda për t’u sqaruar duhet t’i kalojë Prokurorisë Speciale dhe të nisin hetimet edhe brenda sistemit të drejtësisë.

“Lënda duhet te kalojë ne Prokurorinë Special dhe te arrestohen te gjithë ata që e kanë fsheh qe tre vite, hetuesit e të tjerët, të vërteten”, ka shtuar ai.

Astrit Dehari ishte arrestuar fillimisht si i dyshuar për sulm terrorist mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Vetëvendosjes. Ka vdekur 78 ditë pasi ishte arrestuar derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit.

Rasti i aktivistëve të VV-së është kthyer në rigjykim, por ende s’është caktuar data.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori