LAJMI I FUNDIT:

Bien ndjeshëm fitimet e Google në tre muajt e fundit

Bien ndjeshëm fitimet e Google në tre muajt e fundit

Alphabet publikoi rezultatet financiare të tre mujorit të fundit të vitit 2019, duke treguar se shpenzimet po rriten me më shpejtësi sesa të ardhurat.

Kompania që ka në pronësi motorin e kërkimit Google, tha se kishte fituar 1.7 miliard dollarë më pak në tre mujorin e tretë sesa kishin parashikuar, ndërsa gjeneroi 175 milionë dollarë më shumë të ardhura, përcjell Telegrafi.

Aksionet e kompanisë ranë me 1.6 për qind për shkak të rënies së fitimit. Google ka shtuar shpenzimet në muajt e fundit sidomos në shërbimet cloud dhe pajisjet elektronike, dy sektorë të cilët i sheh të esencialë për ruajtjen e pozitës përballë Amazonit dhe Microsoftit.


Microsoft triumfon ndaj Amazonit, fiton kontratën prej 10 miliardë dollarësh nga Pentagoni
Lexo po ashtu Microsoft triumfon ndaj Amazonit, fiton kontratën prej 10 miliardë dollarësh nga Pentagoni

Bizneset e reja po shtyjnë Google drejt shitjes së pajisjeve dhe licencave të përdorimit të teknologjive. Shpenzimet u rritën me 25 për qind krahasuar me një vit më parë prej 31.1 miliardë dollarë.

85 për qind e të ardhurave të Google vijnë nga shitja e reklamave dhe raportoi të ardhura prej 40.5 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndaleni falimentimin e Llamkosit (Foto)

Ndaleni falimentimin e Llamkosit (Foto)

Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Kalo në kategori