LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov falënderon Palmer për ratifikimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Dimitrov falënderon Palmer për ratifikimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov u takua sot me përfaqësuesin special të Sekretarit të Shtetit të SHBA-s për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në takim ata shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet bilaterale, të karakterizuara si miqësore dhe tejet të forta. Integrimi i vendit tonë në NATO dhe BE, agjenda e reformave, si dhe zhvillimet aktuale politike në rajon ishin gjithashtu pjesë e bisedimeve. Vizita e fundit e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo u vlerësua si konfirmim i mëtutjeshëm i partneritetit strategjik, interesi i ndërsjellë për vazhdimin e dialogut politik dhe promovimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm.


Ministri Dimitrov falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara në marrëdhëniet bilaterale, ashtu edhe për realizimin e aspiratave të gjata të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, ai falënderoi për ratifikimin e fundit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga Senati Amerikan. Ratifikimi padyshim shënon një hap më pranë anëtarësimit të plotë, duke kontribuar në arritjen e stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë për vendin dhe rajonin, dhe forcimin e marrëdhënies trans-Atlantike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori