LAJMI I FUNDIT:

63 aktakuza për 24 orë

63 aktakuza për 24 orë

Prokuroria e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 63 aktakuza kundër 80 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Kalo në kategori