LAJMI I FUNDIT:

Shpat Kasapi planifikon të hyjë në politikë

Shpat Kasapi planifikon të hyjë në politikë
Shpat Kasapi (Foto: Instagram/ shpatkasapi85)

“Nëse dikur të gjitha vajzat shkulnin flokët për Shpat Kasapin, sot ato shkulin krevatin”. Ky është Shpat Kasapi me përgjigjen në majë të gjuhës. Ky ishte vetëm fillimi i një serie “thumbash” që “E Diell” kishte përgatitur ndaj këngëtarit të shumë hiteve muzikore e që në emisionin e fundjavës që lamë pas, ai nuk u kursye hiç fare në intervistën tij.

Këngëtari deklaroi se shumë shpejt do të bëhet pjesë e politikës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në gjurmët e nënës së tij, Xhylymser Kasapi, e cila është deputete e LSDM-së.


“Unë do të bëhem deputet nëse populli me do dhe më pëlqen”, ka deklaruar ai, citon Top Channel.

Meqë jemi te nëna, është aluduar shumë shpesh që ajo ka ndikim në jetën personale të Shpatit: “Nuk është e vërtetë, ajo më ka lënë të lirë. Ama kritikat e saj nuk mungojnë sidomos kur nuk pastroj tavolinën pazi mbaroj së ngrëni apo kur lë dhomën rrëmujë”.

Shpati numëron shumë klipe muzikore të realizuara ndër vite, ndaj sot ai mund të gjykojë fare mirë se cilin prej tyre nuk do ta kishte publikuar kurrë.

Dhe është e habitshme sesi një nga këngët hit që e bëri atë të njohur në fillimet e veta, pikërisht klipin e këngës “Largohu ti”, ai nuk e pëlqen.

“Përpos këtij klipi janë dhe disa klipe që realizohen për Vit të Ri ndërsa kënga që i pëlqen më shumë është, Kush të ndau prej meje”, ka sqaruar Shpati.

Në fund Shpat Kasapi këndoi një nga këngët e “Elita 5”, “Të pres”, të cilës babai i tij i ndjerë ia ka realizuar tekstin.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori