Maqedoni, partitë politike të gatshme për ndryshime e mënyrës së financimit të fushatave
Financimi i partive politike dhe i fushatës zgjedhore vazhdon të mbetet ndër pjesët “më të errëta” dhe të kritikuara të të gjithë cikleve zgjedhore. Partitë më të mëdha në vend nuk përjashtojnë mundësinë që kjo pjesë të jetë objekt diskutimi mes tyre për ndryshime eventuale ligjore para zgjedhjeve të planifikuara për më 12 prill. Modeli aktual i financimit të fushatës zgjedhore, sipas LSDM-së, ka qenë formë e kushtëzuar nga opozita që përpara zgjedhjeve presidenciale. LSDM-ja është e hapur për ndryshim të këtij sistemi të cilin e quan të pazbatueshëm.
” Kjo mënyrë e financimit të fushatës zgjedhore u pranua nga ana jonë, e them sinqerisht, me shantazhë. Gjatë përgatitjes së referendumit, nëse e mbani mend, ne nuk kishim zgjedhur përbërjen e KSHZ-së dhe ishim në procedurë të zgjedhjes sepse një numër i madh i ish anëtarëve dhanë dorëheqje. U kushtëzuam nga opozita, konkretisht nga OBRM-PDUKM-ja, ta pranojmë këtë formë të financimit të fushatave ose të mos formohej KSHZ-ja dhe të mos kishte referendum- deklaroi Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.
Mançevski u referohet ndryshimeve me të cilat KSHZ-së ju dha kompetenca e përpilimit të listave të mediave, monitorimin e reklamimit politik në zgjedhje dhe kompensimin e mjeteve ndaj mediave me para direkte nga buxheti i shtetit. Vetë KSHZ-ja disa herë ka deklaruar se kjo kompetencë e re ja ka vështirësuar punën. Të hapur për rishikimin e këtyre dispozitave prononcohen edhe nga OBRM-PDUKM-ja.
” Të gjitha opsionet janë të hapura. Nëse ekziston marrëveshje mes partive politike, pse jo? Gjithçka që është në kuadër të kornizave ligjore kohore është mirë të përfundohet. Këtu nuk shoh arsye që nëse merremi vesh, të mos e bëjmë këtë. Nëse më pyesni a jam optimist ose pesimist, unë do të zgjidhja të them se jam optimist- tha Hristijan Mickovski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Raportet e OSBE/ODIHR-së për disa cikle me radhë kanë vendosur theksin në paqartësitë e dispozitave të Kodit zgjedhor dhe ligjit për financimin e partive politike. Raportet e partive politike për financimin e tyre gjatë fushatës nuk janë në format të standardizuar dhe shpesh herë janë të paqarta duke lënë hapësirë për manipulime dhe fshehje të të ardhurave të tyre të donuara nga personat fizik dhe juridik, për të mbuluar shpenzimet e fushatës. Alarmin për këtë e jep edhe Qendra për liri “Civil” e cila rregullisht monitoron edhe proceset zgjedhore.
“E dimë se financimi politik tashmë disa vite ka problem serioze. Pamë edhe në prag të zgjedhjeve presidenciale se ndryshimet që kishin të bënin me prezantimin mediatik të kandidatëve u sollën vetëm disa ditë, disa dhjetëra orë para se të fillojnë zgjedhjet dhe kjo ngjalli konfuzion dhe la hapësirë për dyshime për financimin politik në këtë segment. Vlerësojmë se financimi politik duhet t’i nënshtrohet rishikimit serioz- pohoi Xhabir Deralla, Qendra për liri “Civil”.
Partitë politike shpesh kanë tejkaluar pragun duke shpenzuar shuma marramendëse për fushatë. Sipas ligjit, raportet e tyre duhet të shqyrtohen nga Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni për parandalimin e korrupsionit dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve por deri tani opinioni nuk njeh raste të zbardhjes së keqpërdorimeve më të mëdha./aslat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova