LAJMI I FUNDIT:

Trump: Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Al-Baghdadi është vrarë

Trump: Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Al-Baghdadi është vrarë

Udhëheqësi i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në një operacion të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të Sirisë, këtë lajm e bëri të ditur presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump gjatë një paraqitje të drejtpërdrejt, ka konfirmuar se, “Al-Baghdadi ka vdekur. Ai vdiq pasi hyri në një tunel pa dalje, duke bërtitur, qarë dhe ulëritur gjatë gjithë rrugës. Krimineli që u përpoq aq shumë të tmerronte të tjerët, i kaloi momentet e tij të fundit i mbërthyer nga paniku dhe frika e forcave amerikane që po i afroheshin”.

Ai njofton se Al-Baghdadi ishte përndjekur për disa javë nga njësitë e inteligjencës.


Që nga orët e para të së dielës, mediet kanë raportuar se ushtria amerikane ka kryer një operacion kundër udhëheqësit të arratisur të grupit ekstremist.

Shtëpia e Bardhë po ashtu e ka paralajmëruar fjalimin e presidentit Trump, por fillimisht nuk ka dhënë detaje.

Trump, më herët, ka shkruar në Twitter se “diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur”.

Komandanti i Forcave Demokratike Siriane, grup i udhëhequr nga kurdët, Mazloum Abdi, tha se, “një operacion historik dhe i suksesshëm” ka rezultuar nga “puna e përbashkët” me SHBA-në.

Turqia po ashtu tha se ka bashkëpunuar me ushtrinë amerikane përpara operacionit, duke e përshkruar atë si “një ditë të mirë për djemtë e mirë”.

Udhëheqësi i Shtetit Islamik është raportuar gabimisht i vrarë në disa raste të mëparshme.

Është vrarë udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi
Lexo po ashtu Është vrarë udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi

Al-Baghdadi është përshkruar si njeriu më i kërkuar në botë.

Në tetor të vitit 2011, SHBA-ja e ka shpallur atë “terrorist” dhe ka ofruar një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për informacione që çojnë në kapjen ose vdekjen e tij.

Al-Baghdadi ka lindur pranë Samaras, në veri të Bagdadit, në vitin 1971, dhe emri i tij i vërtetë është Ibrahim Awad al-Badri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori