Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket numërimit të 4 mijë e 639 votave të diasporës të cilat kanë ardhur me vonesë në adresë të KQZ-së.
Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ, ka thënë se ata do të presin vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje vendimin e Gjykata Supreme për numërimin e këtyre votave nga diaspora. Kryesuesi i PZAP-së, Mulë Desku i tha Gazetës se PZAP do të dal me një vendim të hënën lidhur me vendimin e Supremes.
Në QNR mbrëmë në mesnatë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave me nevoja të veçanta. Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së ka thënë se sipas vendimit të këtij institucioni të premten do të vazhdohet rinumërimi edhe i katër vendvotimeve.
Elezi ka thënë se KQZ nuk mundet të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare pa një vendim të PZAP-së në lidhje me 4 mijë e 639 votat që kanë ardhur me vonesë nga PZAP.
Mulë Desku kryesues i PZAP-së i ka thënë Gazetës Express se ky Panel do të dal me një vendim të hënën.
“Nuk ka vendim deri të hënën, gjyqtarët e kanë marrë vendimin e Supremes dhe e shqyrtojnë e analizojnë por deri të hënën nuk ka vendim” ka thënë Desku.
Deri më tani janë numëruar votat e rregullta, votat e diasporës që kanë ardhur në afatin e rregullt kohor, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Nga numërimi i këtyre votave rezultati i përgjithshëm nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje, të dytën Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës.
Nisma Social Demokrate sot në një konferencë për media kanë deklaruar se kjo partia ka kaluar pragun zgjedhor prej 5% dhe se do të jenë pjesë e Kuvendit.
Anëtari i Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se Nisma ka 5.17% të votave duke përfshirë votat e rregullta, votat e diasporës dhe votat me kusht.
Sherifi ka kritikur mënyrën e pranimit të votave me zarfe nga Serbia duke thënë se ato vota janë mbushur në mënyrë kriminale dhe kanë ardhur në Kosovë në mënyrë kriminale
“Disa zarfe që kanë hyrë në mënyrë ilegale dhe të dërguara në QNR pa asnjë vendim paraprak pa asnjë raport paraprak të Prokurorisë pa një vendim të KQZ-së se çka të bëhet me ato vota prapë. Kanë ardhur këto vota në mënyrë kriminale janë futur në sistem në mënyrë të jashtëligjshme”, ka thënë Sherifi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!