LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Pas protestës së bujqve qëndron OBRM-PDUKM-ja

LSDM: Pas protestës së bujqve qëndron OBRM-PDUKM-ja

Nëpërmjet një njoftimit të LSDM-së thuhet se protesta e sotme para Qeverisë e organizuar nga bujqit është protestë partiake.

“Në këtë ‘protestë’ të bujqve, përveç anëtarëve të OBRM-PDUKM-së nuk kishte bujq të vërtetë”, thuhet në reagimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata e vlerësojnë se protesta e anëtarëve të OBRM-PDUKM-së që aktronin sikur bujq të pakënaqur është e rreme ashtu siç është e rreme partia që, siç thonë nga LSDM nuk ka ide dhe po lufton për të mbrojtur krimin.


Bujqit organizuan marsh protestues në Shkup
Lexo po ashtu Bujqit organizuan marsh protestues në Shkup

“Bujqit e vërtetë nuk kanë arsye për të protestuar, për shkak se përvoja e deritashme e vërteton marrëdhënien e partneriteti dhe kujdesit të Qeverisë e udhëhequr nga LSDM”, thuhet në njoftimin e LSDM-së duke shtuar se vetëm për dy vite e gjysmë Qeveria e LSDM-së i pagoi borxhet e mbetura ndaj bujqve dhe në mënyrë paralele janë realizuar projekte të shumta./Telegrafi/