LAJMI I FUNDIT:

Bujqit organizuan marsh protestues në Shkup

Bujqit organizuan marsh protestues në Shkup

Mospagesa e subvencioneve në kohë dhe mospërmbushja e plotë e kërkesave të para një viti janë arsyet se pse Shoqata e blegtorëve ‘Agrocentar’ nga Velesi, e mbështetur edhe nga shoqata tjera bujqësore organizuan marsh protestus në Shkup.

Marshi filloi rreth orës 12:30 në ‘Mavrovarja’, ku me gjashtë traktorë dhe banerë u drejtuan drejt Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç deklaroi për AIM, kryetari i ‘Agrocentar’, Mitko Jankov, protesta nuk ka asnjë qëllim politik dhe për këtë shkak nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim politik apo partiak.

“Protesta mbahet për shkak të shurdhosjes së Qeverisë për blegtorët dhe nuk ka asnjë qëllim politik. Kërkesat tona të dhëna në dhjetor të vitit të kaluar janë përmbushur disa, ndërsa subvencionet nuk paguhen në kohë, por përsëri, para zgjedhjeve. Mjaft me një politikë të tillë, pavarësisht kush është në pushtet”, tha Jankov.

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski dje në konferencë për shtyp deklaroi se nuk sheh arsye se pse bujqit të protestojnë, megjithatë ai vlerësoi se është e drejtë e tyre.

“Gjatë gjithë kohës bashkërisht i planifikuam masat dhe gjithmonë kanë qenë të informuar se kur do ta marrin pagesë”, theksoi Dimkovski duke e akuzuar OBRM-PDUKM-në se qëndron pas kësaj proteste./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori