LAJMI I FUNDIT:

Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj dënohen për sulmin ndaj Arben Gashit

Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj dënohen për sulmin ndaj Arben Gashit

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar dy ish-deputetët Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn, për sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Në aktgjykim shkruan se Haliti dhe Dreshaj janë shpallur fajtorë, pasi që me 18 maj të vitit 2018, Haliti me dashje e ka sulmuar deputetin Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks, kështu duke e kryer veprën penale sulm.


Xhavit Haliti e Arben Gashi përplasen fizikisht në Kuvend (Video)
Lexo po ashtu Xhavit Haliti e Arben Gashi përplasen fizikisht në Kuvend (Video)

Kurse Dreshaj, sipas këtij aktvendimi është fajtor për shkak se në të njëjtën seancë me dashje e ka kanosur Gashin duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, e qe më këtë veprim ka kryer veprën penale kanosje, shkruan KlanKosova.

Gjykata i ka shqiptuar Xhavit Halitit dënimin me gjobë prej një mijë e 250 eurosh, të cilin obligohet ta paguajë brenda 15 ditësh.

Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dreshaj, pra një mijë e 250 euro të cilat duhet t`i paguajnë brenda 15 ditësh.