LAJMI I FUNDIT:

Bastiset shtëpia e një personi në Drenas, shkak lojërat e fatit

Bastiset shtëpia e një personi në Drenas, shkak lojërat e fatit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Drenas.

Bastisja është bërë me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Personi dyshohet për kryerjen e veprës” Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, me ç’rast si prova materiale janë sekuestruar shtëpiza kompjuteri 13 copa, një lexues i tiketave të lojërave si dhe bileta të lojërave të fatit dhe lojëra të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.


Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë. /Telegrafi/