LAJMI I FUNDIT:

Erdogan ka edhe një kërkesë për SHBA-në, kërkon t’ia dorëzojë Turqisë një njeri që vepron me emër të koduar

Erdogan ka edhe një kërkesë për SHBA-në, kërkon t’ia dorëzojë Turqisë një njeri që vepron me emër të koduar

Drejtuesi i YPG/PKK-së Ferhat Abdi Şahin, i cili vepron me emrin e koduar Mazloum Kobani, kërkohet nga Interpoli me fletarrestim të kuq dhe SHBA duhet t’ia dorëzojë atë Turqisë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency.

Duke folur në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin shtetëror TRT, Erdogan tha se “vendi i tij është shqetësuar nga terroristët në veri të Sirisë për tetë vjet”.

Erdogan nënvizoi se disa vende të NATO-s armatosën grupin YPG/PKK dhe se Gjermania, Franca dhe SHBA kanë takuar udhëheqësit e kësaj organizate.


“Turqia është e vendosur ta shuajë terrorizmin në burim. Nëse ushqeni terrorizmin, ai ju kthehet si bumerang”, tha presidenti Erdogan.

Ai theksoi se Turqia do t’i përgjigjet ftesës së SHBA-së dhe më 13 nëntor do të zhvillojë vizitë me një delegacion.

Jeta e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan – fëmijëria e tij, ardhja në pushtet, si i mbijetoi grusht shtetit dhe “poshtërimi” që i bëri presidentit Trump
Lexo po ashtu Jeta e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan – fëmijëria e tij, ardhja në pushtet, si i mbijetoi grusht shtetit dhe “poshtërimi” që i bëri presidentit Trump

Duke riafirmuar se Turqia nuk ka asnjë problem me popullin kurd, presidenti turk tha se “Kurdët janë vëllezërit tanë, problemi ynë janë terroristët”.

Erdogan deklaroi se operacioni “Burimi i Paqes” mori emrin për shkak të ekzistencës së një numri të madh burimesh në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë.

Ai përsëriti se komuniteti ndërkombëtar ishte informuar për operacionin antiterrorst të Turqisë.

Po ashtu, Erdogan tha se solidariteti midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit parandaloi një gjakderdhje në Idlib të Sirisë.

Ai tha se armatimet e rënda të grupit YPG/PKK duhet t’i dorëzohen Turqisë si anëtare e NATO-s.

Erdogan kërkoi nga “bota e qytetëruar” të mbështesë Turqinë dhe operacionin e saj.

“Turqia ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare për vendosjen e refugjatëve”, tha Erdogan, duke shtuar se Ankaraja planifikon të ndërtojë spitale dhe shkolla në zonën e sigurt në veri të Sirisë dhe të sigurojë kthimin vullnetar të refugjatëve në zonë.

Presidenti i Turqisë po ashtu kritikoi qëndrimin e Ligës Arabe lidhur me operacionin “Burimi i Paqes” dhe shtoi se kjo organizatë nuk e ka ndihmuar Turqinë në strehimin e miliona arabëve.

“Liga Arabe nuk ka prodhuar përgjigje për asnjë problem të botës islame”, theksoi ai.

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori