Edhe tre shtete duhet ta ratifikojnë protokollin për në NATO, Franca pritet ta bëjë në fillim të dhjetorit
Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Njëzet e gjashtë vende, mes të cilëve edhe SHBA-ja, dhanë dritë të gjelbër që vendi të kyçet në Aleancë.
Mbetet që këtë së shpejti ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja. Dje pasdite Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, që është ratifikimi i 26-të.
Senati francez javën e kaluar e miratoi në lexim të parë propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Mbetet që dokumenti të ratifikohet edhe nga Asambleja nacionale gjatë leximit të dytë.
Ambasadori francez, Christian Thimonier dje në konferencë për shtyp, tha se ratifikimi është në vijim dhe procedura duhet të përfundohet deri në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit.
Senati amerikan të martën me 91 vota “për” dhe dy “kundër” e miratoi Rezolutën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo porositi se miratimi i protokollit për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO në Senat e thekson angazhimin amerikan drejt sigurisë transatlantike dhe paraqet hap të rëndësishëm përpara në progresin e vendit drejt anëtarësimit në Aleancë.
“E mbështesim fuqishëm përcaktimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit më të afërt me bashkësinë transatlantike. Votimi e riafirmoi përcaktimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut drejt parimeve demokratike dhe sundimin e drejtësisë dhe kontributin e saj drejt paqes dhe sigurisë në rajon. E presim së shpejti Maqedoninë si anëtare e 30-të e NATO-s”, thuhet në deklaratën e Pompeos.
Pritjet janë se protokolli së shpejti do të ratifikohet nga të gjitha 29-të shtetet anëtare dhe me këtë pranimi i shtetit do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës, i caktuar për më 3 dhe 4 dhjetor në Londër.
Për momentin ende është e pasiguritë se vallë kjo do të bëhet para Samitit që do të ndodhë në Parlamentin spanjoll. Dy dhomat e Parlamentit janë shpërbërë. Zgjedhjet janë caktuar për më 10 nëntor, respektivisht nëse gjithçka shkon siç duhet përbërja e re e Parlamentit pritet të mblidhet më tre dhjetor.
Ndryshe, shtetet anëtare të NATO-s, më 6 shkurt e nënshkruan protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të protokollit në parlamentet e 29 shteteve të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e barabartë e NATO-së.
Pas përfundimit të ratifikimit në të gjitha vendet-anëtare, Protokolli duhet të ratifikohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë