LAJMI I FUNDIT:

Propozohen 17 amendamente për negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Propozohen 17 amendamente për negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Gjithsej 17 amendamente janë propozuar në rezolutën e përbashkët të Parlamentit Evropian që do të votohet në mesditë. Rezoluta u bën thirrje shteteve anëtare të tregojnë përgjegjësinë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të marrin njëanësh vendim pozitiv për të filluar negociatat në takimin e tyre të ardhshëm, informon AIM nga Strasburgu.

Në amendamentet e propozuara nga ana e Grupit të Ripërtëritjes së Evropës kërkohet që në paragrafin 1 të fshihet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin të bllokuara nga Franca, Danimarka dhe Holanda, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grupa e Ripërtëritjes së Evropës, në të cilën bën pjesë edhe partia e Emmanuel Macron, kërkon në rezolutë që shtohet se “një nga argumentet në kuadër të shtyrjes janë fokusimi për nevojën e rishikimit të formatit aktual të negociatave të pranimit. Vlerësohet se një rishikim i këtillë, ku merren parasysh leksionet e marra nga zgjerimi më i hershëm, duhet ta ndërmarrë në të ardhmen Komisioni Evropian, së bashku me punën e legjislaturës për financimin e ri të instrumenteve për para anëtarësimit (IPA III), me agjendën ambicioze nga ana e Këshillit të Evropës në maj të vitit 2020 në Zagreb.


Propozuesit e njëjtë kanë paraqitur edhe amendamente me të cilën sqarohet pozicioni i presidentit francez gjegjësisht “politika ambicioze, e besueshme dhe kënaqshme për zgjerimin për të gjithë palët kërkon proces të reformave të thella institucionale të Bashkimit Evropian”, ku theksojnë se konferencat e ardhshme për të ardhmen e Evropës do të jenë me rëndësi të veçantë që të hap rrugën për këto reforma, ndërsa besueshmëria e BE-së në tërësi dhe në procesin e zgjerimit kërkon krijimin e shpejtë të një programi të qartë të reformës së brendshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori