Na flemë në dukat… Na punojmë këtu çdo ditë… Jeta jonë është në rrezik!
Këto janë fjalët e para që i dëgjon posa ta takosh një minator një ditë të zakonshme të punës së tij.
Nëse emisioni “Radar” njihet si një emision që çdo ditë mbledhë shumë dëgjues, kjo është falë faktit që “Radar” ju qëndron afër dëgjueseve jo vetëm në momente të mira por edhe në të vështira. Këtë herë “Radar” vendosi që dëgjueseve t’ ua sjellë jetën e minatorëve të Trepçës duke kaluar një ditë të tërë pune me ta.
Aty ku vazhdon te pike djersa e atyre njerëzve që historikisht luajtën rol të rëndësishëm për fatin e Kosovës.
Kjo është Trepça , 753 metër nën tokë!
Ekipi e emisionit Radar me Edita Doli në Radio Dukagjini ka filluar një mision të ri, vizitën në minierën e Trepçës, ku kësaj here kemi me pa punën e secilit individ që e realizon në minierën e Trepçës.
Ashtu si çdo minator që rrugën për në minierë e bënë me autobus, e kësaj here ne e realizuam bashkë ku u takuam edhe me një pensionist Ilmi Haliti, 73 vjeçar i cili ka punuar në shërbimin teknik .
“Punën e kam filluar në vitin 1973. Kam punuar rregullisht deri në vitin 1999…Më herët ka pasur edhe vdekje në minierë pasi është rrëzuar tavani. Ka qenë rrezik dikur të punosh në minierë”, tregon Ilmi Haliti, përcjell Telegrafi.
Ne arritëm tek Miniera e Trepçës, pas kontrollit vazhduam rrugën për në mensë, ku ata ushqehen dhe marrin ushqim rezervë për të kaluar 8 orë në horizontet përkatëse.
“Jam Bajram Bala, kuzhinier në minierë prej dhjetë vitesh…Dreka e preferuar e punëtorëve është pasuli”, tregon kuzhinieri Bajram Bala.
Më pas vazhduam për në dhomën ku veshëm rrobat e minatorëve.
Profesori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Ragip Zeqiri gjithë hulumtimet e tij i ka kushtuar minierës prandaj, ai na orientoi në çdo cep e deri tek horizonti i 10 dhe 11 i minierës.
Destinacioni i parë ishte horizonti i 10 brenda minierës, ku fillimisht duhej të përdornim liftin.
Rrugës në tunel, ne takuam edhe dy minatorë, të cilët na treguan për punën e tyre.
Ecjen tonë për në horizontin e 11 e bëmë duke u përballur me kushte të vështira të punës, ndërsa minatorët kishin edhe lodhje fizike.
Shekfi Rama përpos që duhet të përballojë nxehtësinë që arrin deri në 53 gradë, ai është i vetëdijshëm që vdekjen mund ta pësojë në çdo moment.
“Prej tetë vitesh e punojë këtë punë. Marr detyrat që na jep menaxheri. Në fillim shikoj ku është rreziku pastaj vazhdoj me shpime e minime sipas mundësive. Jemi mësuar me vështirësitë”, tregon minatori Shekfi Rama.
Pas gjithë kësaj dite në minierë ne vendosëm që të largoheshim me shpresë se për 648 minatorët e Trepçës të paktën kushtet primare për punë të plotësoheshin.
Ndërsa gurët e çmuar dhe unik që nxirren nga kjo minierë janë të vendosur në muzeun e Trepçës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker