I është dhënë lamtumira e fundit 23 vjeçarit Shqipdon Aliu nga Gadimja e Ulët e Lipjanit, i cili u gjet i vdekur të hënën, pasi konsiderohej i zhdukur nga 14 tetori.
Dëshmitari Ahmet Limani, i cili e kishte gjetur telefonin e tij, tha se kishte parë disa mesazhe, ku dëgjohej teksa thoshte: “Zemrën ma ke therë”, me një pako cigare afër.
Megjithatë, policia akoma nuk ka dhënë detaje se cila është e vërteta e këtij rasti.
Te gropa ku është gjetur i vdekur 23 vjeçari Shqipdon Aliu, i cili ishte zhdukur që nga data 14 tetror, Ahmet Limani kishte dalë për ecje në mbrëmjen e së hënës, ku edhe e kishte gjetur telefonin e tashmë të ndjerit.
“E kam dëgjuar ata që po lexonin mesazhet nga telefoni i të ndjerit “zemrën e kam të therrur”. Për çka ka qenë fjala nuk e di. Policia e kanë marr telefonin dhe besoj se kanë dëshmi sa të duash në atë telefon. Në atë vend së paku 5-6 cigare i kish pas pirë [viktima]”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Ahmet Limani.
Pas kësaj, një numër i madh i veturave të policisë ishin drejtuar për tek vendi ku i kishte orientuar Limani, te gurëthyesi i vjetër tek i cili nuk po furnizohen më me gurë, thotë Esat Tasholli punonjës në gurëthyes.
“Unë kam qenë roje. Kanë ardhur 7-8 vetura nga policia dhe kanë shkuar lartë. Rreth orës 10:30 e kanë gjetur trupin e vdekur të djalit”, thotë Esat Tasholli, përcjell Telegrafi.
E në ora 14:00 u bë edhe varrimi 23 vjeçarit Shqipdon Aliu. Ai u varros pranë babait të tij, i cili 4 ditë pas zhdukjes së djalit Shqipdonit, e kishte humbur betejën me sëmundjen e kancerit.
E, xhaxhai i 23 vjeçarit tashmë të ndjerë Ramadan Aliu, tha se nuk kishin vërejtur ndonjë sjellje të dyshimtë kohës së fundit nga ana e tij, ndërkaq shtoi se edhe këta të fundit po e presin raportin e organeve kompetente për të kuptuar se cila është e vërteta e këtij rasti.
“Djali ka qenë intelegjentë. Ka ushtruar profesionin e dizajnerit. Ka qenë djalë i qetë i mirë. Askush nga ne në familje nuk ka pasur vërejtje për djalin”, deklaroi Ramadan Aliu, përcjell Telegrafi.
Përkundër kësaj, organet kompetente akoma nuk kanë dhënë ndonjë raport zyrtarë për të kuptuar se cila është e vërteta e këtij rasti./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi