LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është i të riut nga Lipjani, që rezultonte i humbur nga 14 tetori

Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është i të riut nga Lipjani, që rezultonte i humbur nga 14 tetori

Në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, sot në mbrëmje është gjetur një trup i pajetë, i cili dyshohet të jetë i Shqipdon Alijës nga Lipjani, i cili rezultonte i humbur që nga data 14 tetor.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ultë të Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë.  Ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me datën 14 tetor”, tha ajo.

Zhduket një person në Lipjan, policia bënë thirrje për ta gjetur
Lexo po ashtu Zhduket një person në Lipjan, policia bënë thirrje për ta gjetur

Ahmeti bëri të ditur se kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kane ndihmuar policinë të gjejnë vendodhjen e personit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori