Sipas një sondazhi të realizuar nga McKinsey & Co, më shumë se gjysma e bankave në botë janë shumë të dobëta për t’i mbijetuar një recesioni.
Një shumicë e bankave në botë mund të mos jenë ekonomikisht të fuqishme sepse kthimet e tyre nga kapitalet nuk po mbajnë ritmin e kostove. Duke paralajmëruar për një ngadalësim të mundshëm ekonomik, kompania iu kërkoi firmave që të ndërmarrin hapa siç është zhvillimi i teknologjisë, nxitja e operacioneve dhe kapërcimi i pengesave nëpërmjet shkrirjeve të kompanive.
“Ne besojmë se jemi në fund të një cikli ekonomik dhe bankat kanë nevojë që të bëjnë lëvizje të guximshme tashmë sepse nuk janë në një gjendje të mirë. Në fund të ciklit, askush nuk mund të përballojë që të mbështetet në statusin e tyre financiar”, tha Kausik Rajgopal nga McKinsey & Co, përcjell Telegrafi.
Nga dekada e kaluar, kriza financiare botërore ka dëshmuar një valë inovacioni në shërbimet financiare, duke sjellë konkurrentë të rinj nga ndërmarrjet e teknologjisë financiare në gjigantët si Apple dhe Google. Bankat kanë qenë në dilemë nëse duhet të konkurrojnë, të vendosin partneritet ose të përvetësojnë disa prej këtyre agjentëve të rinj në treg. Disa firma të qëndrueshme kanë kërkuar të ndërrojnë profil në kompani teknologjike, pjesërisht për shkak se duan të tërheqin talente që janë të vështirë për t’u gjetur.
Klientët e kompanisë hulumtuese, janë disa prej korporatave më të mëdha në botë, të cilët konsultohen për tema që ndryshojnë nga strategjitë dhe teknologjitë deri te bashkimet e kompanive dhe përvetësimet. Në raportin e tyre, McKinsey & Co tha se bankat rrezikojnë që “të shndërrohen në referenca historike” teksa transformimi i tregut po ndryshon sjelljen e konsumatorit.
“Përpjekjet më të fundit nga bankat për të nxitur efikasitetin kanë qenë bërja e zakonshme e biznesit. Bankat alokojnë vetëm 35 për qind të buxhetit të teknologjisë së informacionit për inovacionin, ndërsa kompanitë e teknologjisë financiare më shumë se 70 për qind. Kjo e bën ambientin gjithnjë e më shumë të përshtatshëm për firmat e reja që të marrin terren nga bankat”, tha McKinsey & Co në raport.
Po ashtu, raporti tregon se Amazon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ping An në Kinë, janë shembuj të firmave teknologjike që po marrin klientë për shërbime financiare. Ajo çfarë e përkeqëson situatën e bankave është se aktorët e rinj në treg kanë prirjen që të shkojnë në zonat e biznesit që gjenerojnë kthimet më të mëdha për bankat, siç janë kartat e kreditit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker