LAJMI I FUNDIT:

Sulmojnë një mashkull, arrestohen tre të dyshuar në Lipjan

Sulmojnë një mashkull, arrestohen tre të dyshuar në Lipjan
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njofton se në Lipjan me datë 21.10.2019, rreth orës 15:45, janë arrestuar tre të dyshuar K/Shqiptarë, të cilët për shkak të një përleshje të mëhershme e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar.

Sipas raportit policor viktima mashkull ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.


Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë./Telegrafi/