LAJMI I FUNDIT:

Meghan Markle dhe Princi Harry ‘planifikojnë gjashtë javë pushim’ pas periudhës së vështirë që kaluan

Meghan Markle dhe Princi Harry ‘planifikojnë gjashtë javë pushim’ pas periudhës së vështirë që kaluan
Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të bëjnë një pushim prej gjashtë javësh nga detyrat e tyre mbretërore gjatë periudhës së Krishtlindjeve për “të kaluar më shumë kohë me familjen”.

Kjo vjen pasi Meghan së fundmi u hap për luftën emocionale që ajo ka ndier duke qenë në qendër të vëmendjes gjatë vitit të kaluar për një dokumentar në ITV, i cili transmetohet sonte.

Ajo i ka thënë prezantuesit Tom Bradby gjatë turneut të saj dhjetë ditor në Afrikën Jugore se të bëhesh nënë, ndërsa jetonte nën shkëlqimin e vëmendjes së mediave ishte ‘një gjë shumë e vërtetë për të kaluar pas prapaskenave’.


Meghan Markle (Foto: ITV)

Meghan madje falendëroi prezantuesin që e pyeti se si po përballet, duke thënë: ‘Jo shumë njerëz më kanë pyetur nëse jam mirë’.

Duke folur më tej, Z.Bradby, një mik i Harry, tha që ai besonte se çifti është mjaft i ‘prekur dhe i zemëruar’.

Ndërsa mbaroi turneu i tyre në Afrikë, duka dhe dukesha e Sussexit të dy sollën veprime të ndara ligjore kundër mediave.

Ia hackojnë telefonin - Princi Harry padit tabloidet "The Sun" dhe "The Mirror", pak kohë pasi gruaja e tij padititi "DailyMail"
Lexo po ashtu Ia hackojnë telefonin - Princi Harry padit tabloidet "The Sun" dhe "The Mirror", pak kohë pasi gruaja e tij padititi "DailyMail"

Meghan e ka paditur Mail për shkelje të intimitetit pasi ajo publikoi një letër private midis saj dhe babait të saj. Harry më vonë ngriti procedurat e tij në Gjykatën e Lartë në lidhje me përgjimin e paligjshëm të mesazheve nga The Sun, News of the World dhe Daily Mirror.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Çifti ka vendosur të marrë një pushim që nga nëntori, sipas The Sunday Times, ata do ta ndajnë pushimin e tyre në mes dy vendeve, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të njëjtit raportohet se kanë planifikuar që ta çojnë djalin e tyre pesë muajsh, Archie, në vendlindjen e nënës së tij për herë të parë për të festuar “Ditën e Falënderimeve” si një familje me nënën e Meghan, Doria Ragland, në Kaliforni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori