LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili pretendon se kjo veshje e saj është kopjuar nga Rihanna

Adelina Ismaili pretendon se kjo veshje e saj është kopjuar nga Rihanna

Ajo është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera e më të suksesshme në estradën tonë dhe jo më kot cilësohet si ‘diva e muzikës shqiptare’.

Fjala është për Adelina Ismailin, të cilën deri më tani e kemi parë në stile të ndryshme si në interpretim e po ashtu edhe në paraqitjet e saj – ekstravagante dhe mjaft të veçanta.


Ndonëse viteve të fundit, ka treguar se është shumë më e përkushtuar në familje, në muajin maj 39-vjeçarja solli projektin e ri muzikor “Qikat” në bashkëpunim me reperen Rina Balaj.

Adelina Ismaili dhe Rina Balaj në projektin “Qikat” (Foto: Instagram)

Krahas projektit, këngëtarja Ismaili rrëmbeu vëmendje me dukjen glamuroze në njërën pjesë të klipit e veshur me një fustan të shkurtër të zi.

Nuk do të mungojë edhe ana sensuale në klipin e Adelinës me Rinën
Lexo po ashtu Nuk do të mungojë edhe ana sensuale në klipin e Adelinës me Rinën

Pikërisht ky fustan i saj i punuar nga kreatorja nga Prizreni, Lena Berisha, u bë shkak i ‘kopjimit’ nga ylli me famë botërore, Rihanna.

Kjo u bë e ditur nga vet artistja, e cila ka ndarë disa postime në InstaStory dhe ka bërë krahasimin mes tyre.

Adelina Ismaili pretendon se kjo veshje e saj është kopjuar nga Rihanna (Foto: Instagram)

“Kjo është arsyeja se përse e dua Lena Berishën, May 2019”, ka shkruar ajo në fotografinë e saj, ndërkohë që në imazhin e Rihannas ka vënë datën “shtator 2019”.

Me këtë, Adelina pretendon se është kopjuar nga këngëtarja nga Barbados, përkundër se kjo e fundit shquhet si ikonë e modës dhe trendit.

Sido që të jetë, të dy artistet duken të mrekullueshme dhe vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes falë karrierës së bujshme profesionale. /Telegrafi/

Adelina Ismaili pretendon se kjo veshje e saj është kopjuar nga Rihanna (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori