LAJMI I FUNDIT:

Thiago Motta, drejt emërimit si trajner i Genoas

Thiago Motta, drejt emërimit si trajner i Genoas
Thiago Motta. (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Thiago Motta e ka pranuar ofertën e Genoas për t’u bërë trajner i ri i tyre, duke zëvendësuar Aurelio Andreazzoli.

Motta u takua me Genoan të hënën pasdite, ndërsa Sky Sport Italia raporton se marrëveshja është “e kryer ” dhe ish-mesfushori i Italisë, do ta marr drejtimin e klubit.


Në anën tjetër Tuttomercatoweb, shkruan se emërimi i tij do të bëhet zyrtar nesër nga klubi.

Thiago Motta te Paris Saint-Germain . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

37-vjeçari ka luajtur për Genoan gjatë edicionit 2008-09, duke e rilindur karrierën e tij, pasi më vonë shkoi te Interi dhe Paris Saint-Germain.

Ai u tërhoq nga futbolli profesional në fund të edicionit 17-18 dhe sezonin e kaluar e stërviti skuadrën e PSG U19.

Thiago Motta kur luante te Genoa . (Foto: New Press/Getty Images)

Motta njihet për deklaratën e tij që do të luante me një formacion 2-7-2, madje pa portier.

Ai do të drejtojë një skuadër që ka vetëm një fitore nga shtatë ndeshjet e para, pasi ka humbur gjashtë prej tyre.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori