LAJMI I FUNDIT:

Kurdët ndjehen të tradhtuar, shajnë dhe gjuajnë me patate në drejtim të trupave amerikane

Kurdët ndjehen të tradhtuar, shajnë dhe gjuajnë me patate në drejtim të trupave amerikane

Ky është momenti kur kurdët hodhën patate dhe sulmuan një kolonë të trupave amerikane ndërsa kaluan nëpër një qytet Sirian gjatë rrugës për në Irak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në disa pamje shfaqen automjete të blinduara që kalojnë në qytetin e Qamishli dhe banorët duke bërtitur ‘No America’ dhe ‘America gënjeshtar’, në anglisht. Klipi më pas tregon banorët që hidhnin patate në drejtim të kolonës.


“Ashtu si minjtë, Amerika po ikën”, thirri një njeri në arabisht, sipas një përkthimi të klipit.

Siç thuhet tutje, një tjetër burrë shante dhe fliste për foshnjat në zonat e mbajtura kurde që kanë vdekur në ofensivën turke.

Skena përfshiu ndjenjat e tradhtisë së kurdëve dhe shtoi një indinjatë të re për një tërheqje amerikane.

Kurdët thuhet se u çuditën kur presidenti Donald Trump dy javë më parë befas vendosi të tërheqë trupat amerikane nga zonat kufitare, duke braktisur luftëtarët e tyre aleatë të mbështetur nga kurdët përpara operacionit të Turqisë.

Më shumë se 1.000 trupa amerikane u tërhoqën në Irak herët të hënën, urdhëruar nga Presidenti Donald Trump që të largohen nga verilindja e Sirisë, gjë që bëri të mundur sulmin e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në vend.

Ndërkohë, po sipas DailyMail, në pamjet e tjera, më shumë se 100 automjete mund të shihen duke kaluar nga maja verilindore e Sirisë në vendkalimin kufitar Sahela në provincën veriore të Irakut, Dohuk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori