LAJMI I FUNDIT:

Euro-integrimet sipas liderëve mbeten prioritet i lartë, zgjedhjet caktohen për më 12 prill

Euro-integrimet sipas liderëve mbeten prioritet i lartë, zgjedhjet caktohen për më 12 prill

Pas rezultatit negativ nga takimi në Këshillin e Evropës në Bruksel, liderët politikë në shtet u pajtuan se nuk ka alternativë tjetër përveç eurointegrimeve, njëkohësisht ata caktuan zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill.

Ata në takimin e liderëve që u mbajt me iniciativë të presidentit Stevo Pendarovski, u morën vesh se duhet të vazhdohen proceset eurointegruese në shtet, ndërsa datën e zgjedhjeve e përcaktuan me koncensus duke e pasur parasysh procesin e ratifikimit të protokollit për anëtarësim të vendit në NATO.

“Ne kemi një konsensus të qartë shtetëror nga liderët politikë relevantë në vendin tonë, ata mbështesin idenë se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë këto negociata sa më shpejt që të jetë e mundur dhe t’i përfundojë ato sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të bëhet një anëtare e barabartë. Të gjithë në takim pajtohen që ne nuk kemi asnjë problem me një metodologji të re dhe të përmirësuar për zhvillimin e negociatave të pranimit. Të gjithë të pranishëm në takim thanë se nuk kanë asnjë problem nëse metodologjia e re nënkupton kthyeshmërinë e procesit, do të thotë të rikthehet një kapitull kur ai është mbyllur, nëse tendencat në atë sferë janë negative, ata mund të kthehen lirshëm, madje edhe në fillimin e procesit. Ne nuk kemi asgjë për t’u frikësuar, është në interesin tonë dhe në interes të qytetarëve tanë”, tha Pendarovski pas përfundimit të pjesës së parë të takimit.


Qëndrimin se nuk ka alternativë tjetër për shtetin përveç eurointegrimit e vërtetuan në deklaratat e tyre edhe të gjithë liderët e partive politike të cilët morën pjesë në takimin e liderëve.

Sipas tyre, zgjedhjet janë të pashmangshme dhe shpresojnë se qytetarët do të thonë se në cilin drejtim do të lëviz shteti në të ardhmen. Shfaqën shpresë se zgjedhjet do të jenë korrekte dhe demokratike.

“Besoj se qytetarët me mençuri do të sjellin vendim me të cilin do ta trasojnë rrugën nëpër të cilën ne politikanët, të cilët do të marrim përkrahje, do ta udhëheqim shtetin tonë”, deklaroi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i cili të shtunën e dha propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për liderin e opozitës Hristijan Mickoski, zgjedhjet janë të pashmangshme pas gjithë asaj që ndodhi në vend. Pas zgjedhjeve, siç tha, do të vijojë rilindja e shtetit dhe puna e pakompromis me qëllim që siç tha, Maqedonia të kthehet në rrugë të drejtë.

“Është e rëndësishme se kemi realitet të ri. Realiteti është se më 3 janar të vitit 2020 do të kemi kryeministër të ri teknik, do të kemi qeveri të re teknike, ndërsa më 12 prill 2020 do të kemi fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa kjo do të jetë, jam i sigurt, ‘Rilindje për Maqedoninë’”, deklaroi Mickoski.

Sipas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, është e rëndësishme që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të jenë demokratike dhe të fitojë më i miri.

Ndërsa për partitë tjera shqiptare, zgjedhjet janë mundësi që të sillen ndryshime në shtet të cilat do të jenë për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Në takim nuk është folur për vendimet personale për qeveri teknike, por ajo që për momentin dihet është se kryeministri teknik do ta marrë funksionin më 3 janar./Telegrafi/AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori