Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se askush dhe asnjëherë nuk i ka ofruar korrigjim të kufirit, ose ndarjen e Kosovës, sepse Kosova për vendet e BE dhe për Shtetet e Bashkuara është e pavarur.
“Njerëzve u vjen më lehtë të thonë se jemi kundër ndarjes, apo korrigjimit të kufirit, kurse unë pyes: Kush na ka ofruar këtë? Askush kurrë nuk na e ka ofruar këtë, për fat të keq, sepse, sipas tyre, Kosova është e sovrane dhe e pavarur. Dhe pikë”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb “TV Prva”.
Ai tha se “ajo që ne serbët e perceptojmë vetën si një fuqi botërore dhe mendojmë se mund të bëjmë shumë më tepër se kaq, tregon se sa jemi në dijeni të pozicioneve tona, situatës dhe gjithçka që ka ndodh dhe se ne nuk jemi të vetëm në botë dhe se sa nuk e kuptojmë se çfarë ka ndodhur më 1999, 2004 dhe 2008”, përcjell Telegrafi.
“Kemi arritur të ngrisim reputacionin tonë në botë dhe të rikthejmë çështjen e Kosovës, e cila kishte përfunduar për shumicën e botës, por mos jini optimistë dhe të mendoni se gjasat tona janë shumë të mëdha. Ne, mbi të gjitha, duhet të mbrojmë popullin tonë, sigurinë e tyre, të financojmë arsimin, shëndetësinë, pensionet dhe të ndihmojmë edhe kur na vendosin sanksion (tarifat prej 100 për qind). Siç tha Goran Rakiq, këto nuk janë vetëm sanksione, por një embargo totale për mallra dhe brenda 48 orëve t’i furnizojmë, siç edhe kemi bërë dhe të gjejmë mënyrën se si ta bëjmë këtë”, tha Vuçiq.
Duke folur për takimin me të dërguarin amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas të cilit ai vetë e bëri shënimin zyrtar nga takimi, Vuçiq tha se ai po bën përpjekje që të mos rrezikojë pozicionin e Serbisë dhe se mund të flasë me të gjithë në botë, prandaj kjo është arsyeja pse unë e bëra shënim zyrtar, i cili që do t’i mbetet presidentin të ardhshëm të Serbisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Pamje nga fshati i kokainës afër Rinasit, pika strategjike që kishin zgjedhur trafikantët e drogës për laboratorin
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën