LAJMI I FUNDIT:

Pompeo dënon sulmin ndaj civilëve në një xhami në Afganistan

Pompeo dënon sulmin ndaj civilëve në një xhami në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Afganistan dhe luftës kundër terrorizmit. Këto komente vijnë pas një sulmi në një xhami ku mbetën të vrarë të paktën 69 besimtarë në lutjet e së premtes.

Në një komunikatë më 19 tetor, Pompeo tha se sulmi ndaj besimtarëve në një xhami të provincës Nangarhar të Afganistanit, “shfaq frikën dhe mizerinë e atyre që shfaqin dhunë ndaj të pafajshmëve”.


“Vendet e lutjeve duhet të jenë të shenjta, jo caqe për sulme vdekjeprurëse”, tha Pompeo duke shtuar se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmin dhe shpreh ngushëllime ndaj familjarëve.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuara në paqen dhe stabilitetin e Afganistanit dhe do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit”, theksoi Pompeo.

Xhamia e provincës Nangarhar ishte e mbushur me besimtarë kur ndodhi eksplodimi më 18 tetor.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por talibanët dhe ekstremistët e Shtetit Islamik janë aktivë në lindje të Afganistanit.

Por, një zëdhënës i talibanëve në një adresim ka dënuar sulmin në xhami duke e konsideruar “krim të rëndë”.

Ekstremistët talibanë që janë myslimanë Sunitë, janë akuzuar për krime ndaj njerëzimit kundër minoritetit Shi’it dhe grupeve të tjera.

Bisedimet për paqe me talibanët u ndërprenë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në shtator se ka anuluar një takim sekret me liderët e grupit militant, pas një sulmi me bombë në Kabul ku mbetën të vrarë 12 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori