LAJMI I FUNDIT:

Posedonin marihuanë, arrestohen pesë persona në lokacione të ndryshme të Kosovës

Posedonin marihuanë, arrestohen pesë persona në lokacione të ndryshme të Kosovës

Katër persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, pasi iu janë gjetur dhe konfiskuar sasi të ndryshme të marihuanës.

Sipas Policisë, në  Gjakovë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 4.27 gr. dhe një peshore  digjitale.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.


Kurse, në fshatin Zazkok Ferizaj, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshe 1.64 gram, një grinder për bluarje të marihuanës dhe një pako me letra për mbështjellje të marihuanës, transmeton kp.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

E në pikë kalimin kufitar Vermicë, është arrestuar shtetasi i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrolles në veturën e tij është gjet dhe konfiskuar 5.2 gram marihuanë.

I dyshuari iu është dorëzuar njësisë së DHTN-së.

Po në këtë pikë kalimi, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetasi austriake, pasi që gjatë kontrolles në veturën e tij është gjet dhe konfiskuar 0.24 gram marihuanë.

I dyshuari iu është dorëzuar njësisë së DHTN-së. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori