LAJMI I FUNDIT:

Turqia akuzon forcat kurde, se e shkelën marrëveshjen e armëpushimit: “Kryen 14 sulme brenda 36 orëve”

Turqia akuzon forcat kurde, se e shkelën marrëveshjen e armëpushimit: “Kryen 14 sulme brenda 36 orëve”

Forcat kurde në Siri, kryen 14 ‘sulme provokuese’ brenda 36 orët e kaluara, përkundër marrëveshjes së armëpushimit, pretendon ministria turke e mbrojtjes.

Presidenti Tayip Erdogan ka rënë dakord të enjten, për një armëpushim pesë-ditor të ofensivës  ushtarake në Siri, të vendosur me nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, transmeton Telegrafi.


Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka bërë të ditur sot se ka pasur 14 ‘sulme provokuese’ nga Siria në 36 orët e kaluara, ndërsa është duke u koordinuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të lejuar që marrëveshja të zbatohej.

“Ushtarët tanë janë duke e zbatuar në plotësi, marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, kemi pasur 14 sulme, brenda 36 orëve”, thuhet shkurt në deklaratën e ministrisë.

Sipas Ministrisë, 12 prej sulmeve erdhën nga Ras al-Ain i Sirisë verilindore, një nga Tal Abyad dhe një tjetër nga rajoni Tal Tamr, ndërsa është bërë e ditur se janë përdorur armë të ndryshme, të lehta dhe të rënda, përfshirë edhe raketa. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori