LAJMI I FUNDIT:

Banorët e gjashtë fshatrave të Gjakovës ndihen të rrezikuar, ura e pasigurt

Banorët e gjashtë fshatrave të Gjakovës ndihen të rrezikuar, ura e pasigurt

Banorët e gjashtë fshatrave të komunës së Gjakovës, nuk po ndihen të sigurt, për shkak të urës që është në gjendje të keqe, ne fshatin Osek Pashë. Ndërsa, në komunë, thonë se kanë ndërmarr masat, dhe sanimi i problemeve do të filloj këtë fundjavë.

Kjo urë lidhë 6 fshatra ndërmjet të komunës së Gjakovës, por që gjendja e saj momentale nuk është e mirë. Për këtë arsye, banorët e fshatit Osek Pashë, po ankohen se ura tash e 3 vite është e pa sigurt për të kaluar. Sipas Lekë Dushit, banor i fshatit, të rrezikuar janë të gjithë banorët e kësaj ane.


“Gjendja në këtë urë është një tmerr i paparë për fshatin…Rindërtimi i kësaj ure do të lehtësonte trafikun në qytet dhe do të lidhte më mirë disa fshatra”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Lekë Dushi.

Edhe pse kërkesa e tyre për të intervenuar ishte refuzuar disa muaj më parë nga komuna e Gjakovës, drejtori i shërbimeve publike Shkumbin Kastrati, ka marrë masa të menjëhershme për sanimin e kësaj ure, që sipas tij punimet do fillojnë në vikend.

“Jemi të informuar për urën në fshatin Osekë Pashë. Ajo urë është ndërtuar nga KFOR-i, ndërsa dërrasat tashmë janë të dëmtuara. I kemi dhënë kompanisë urdhër për sanimin e kësaj ure. Besojmë që për vikend ose me fillimin e javës tjetër ajo urë do të sanohet. Është një ankesë e drejtë e qytetarëve të atyre fshatrave”, deklaroi Shkumbin Kastrati.

Përveç urës që është në gjendje të tillë, fshati ka probleme të shumta edhe me mbeturina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori