LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Vettingun e bëmë ne në vitin 2008, nuk guxojmë t’i frikësojmë gjyqtarët çdo katër vjet

Kuçi: Vettingun e bëmë ne në vitin 2008, nuk guxojmë t’i frikësojmë gjyqtarët çdo katër vjet

Nënkryetari i PDK-së, dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçi, është rikthyer në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, për të folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kuçi i cili ka qenë ministër i Drejtësisë për shumë vite, ka thënë se vettingun për sistemin e drejtësisë e kanë bërë në vitin 2008 dhe pas këtij procesi sipas tij 27% e gjyqtarëve kanë rënë.

Ai thotë se nëse duhet të ketë vetting të ri ai duhet të bëhet nga ndërkombëtarët ose në bashkëpunim me ta.


“Çdo vetting që bëhet nga partitë politike është i dëmshëm”, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i PDK-së thotë se vetting duhet të ketë çdo ditë për personat që ka dyshime por sipas tij është e tepërt të bëhet vetting i përgjithshëm çdo katër vjet.

“Nuk guxojmë që çdo katër vite të frikësohen ata kush do të vijë në pushtet”.

Kuçi thotë se ai ka qenë iniciatorë që gjyqtarët të kenë mandat të përhershëm në mënyrë që të mos mund të shantazhohen nga ndryshimet e qeverive./Telegrafi/