LAJMI I FUNDIT:

Nuk është kamion, e as autobus – është një “shtëpi luksi me katër rrota” që kushton 2 milionë dollarë

Nuk është kamion, e as autobus – është një “shtëpi luksi me katër rrota” që kushton 2 milionë dollarë

Nga jashtë, kjo makinë shumë e madhe duket si një kamion që mund të bartë një sasi të madhe ngarkesash, apo ndoshta edhe si ndonjë autobus – por në realitet fsheh një shtëpi luksoze familjare të ndërtuar për aventura.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, një familje prej tetë personash e porositën këtë makinë prej 2 milionë dollarësh për të udhëtuar nëpër Australi – dhe ai përmban luks, madje sikurse një shtëpi e rregullt.


Familja prej tetë anëtarëve – përfshirë dy të rritur dhe gjashtë fëmijë – porositën një të tillë dhe kërkuan që të krijonin ‘apartamentin e tyre’ me rrota me të gjitha pajisjet e fundit për të jetuar në luks.

Ky ishte ndërtimi më i madh dhe më i avancuar teknikisht që Warwick Boswerger dhe ekipi i tij kishin bërë ndonjëherë, por ata ishin më shumë se të kënaqur për të marrë përsipër këtë sfidë.

Brenda ka një dhomë të madhe qëndrimi ditor, tualet me dush, një dhomë gjumi të madhe për prindërit dhe gjithashtu një dhomë tjetër gjumi për fëmijët.

Ekziston një kuzhinë e jashtme kur ata duan të hanë “nën yje” dhe një makinë larëse të bashkangjitur gjithashtu, me dy frigoriferë, dy mikrovalë dhe një frigorifer me ngrirje, përcjell Telegrafi.

Çdonjëri prej shtretërve ka një TV pranë tij, kështu që askush nuk duhet të luftojë për pultin.

I gjithë automjeti mundësohet nga një sistem i baterive i cili lejon pronarët të ngarkojnë pajisjet e tyre të ndryshme të teknologjisë ndërsa janë në lëvizje.

Për ditë të tëra, kur ata duan pak energji shtesë ka një panel diellor të madh të vendosur në çati.

Ishte një projekt ambicioz por ai ka të ngjarë të porositet edhe nga shumë të tjerë pasi më shumë njerëz do të donin të largohen nga hipotekat dhe angazhimet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Opera

Opera

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Fun
Kalo në kategori