LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kosova do të ketë shpenzime të mëdha financiare në raport me Specialen

Tahiri: Kosova do të ketë shpenzime të mëdha financiare në raport me Specialen

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka dhënë detaje lidhur me këtë ftesë.

Kandidati i PDK-së për deputet, thotë se Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare kur ka themeluar Gjykatën Speciale në Hagë, e jo në Kosovë, përcjell Telegrafi.


“Edhe në të ardhmen Kosova do të ketë shpenzime të mëdha financiare në raport me Gjykatën Speciale, pasi ajo është në Hagë, e jo në Kosovë”.

Tahiri thotë se ai ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale dhe sipas tij po të ishte ndryshe ai do të ftohej si i dyshuar e jo si dëshmitarë.

“Ministria e Drejtësisë nuk posedon as edhe një dokument të vetëm sekret, që mund të rridhte e më pas të ndërlidhej me Gjykatën Speciale”.

Ministri i Drejtësisë në detyrë ka thënë se ai do të udhëtojë në Hagë me 28 tetor për t’iu përgjigjur Speciales.

Ai ka thënë se nuk do të merr avokat, pasi nuk është në cilësinë e të dyshuarit.

Tahiri: Ftesën nga Specialja e mora para dy javësh, jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit
Lexo po ashtu Tahiri: Ftesën nga Specialja e mora para dy javësh, jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit

Tahiri ka thënë se edhe po të ishte në mandat të plotë të Ministrit nuk do të jepte dorëheqje por nëse do të ftohej si i dyshuar, moralisht nuk do të kishte të drejtë të qëndroj në krye të Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori